Ky është momenti kur Tunës i rrjedhin lotet në këngën e re

Një nga projektet prekëse të albumit “Fortuna” të Tunës është “Nëse vdes e re”.

Këtë projekt këngëtarja shqiptare ia ka dedikuar të gjitha femrave viktima të dhunës psikologjike… dhe jo vetëm, shkruan lajmi.net.

E kjo këngë këndohet me shumë emocion nga Tuna, pasi që e ndjen pafund tekstin e këtij projekti madhështor.

Madje, në një nga momentet në fund të këngës Tuna shihet duke qarë dhe ky detaj nuk duhet t’iu ketë ikur.

Theksojmë se, albumi i ri i saj “Fortuna”, u prit tejet mirë nga publiku dhe fansat e shumtë që ka.